“Eja se kam heroinë…”/ Karremi që çoi Alban Semakun drejt vdekjes, si e mashtroi Tafani

by editor

Tafani e qëlloi duke e lënë të vdekur, por shkrepi dhe një plumb tjetër për siguri

Advertisements

Banda e Laert Haxhiut ka eliminuar edhe Elton Mermalin alias Alban Semaku sipas dëshmisë së Artan Tafanit. Ata e futën në kurth duke e çuar në Peqin.

Advertisements

Pasi mbrritën në Peqin në afrësi të tregut kanë zbritur nga makina dhe kanë ecur në drejtim të vendit që do të kryenin vrasjen.

‘Ku po shkojmë? Aty ku kemi fshehur heroinën. Luli kontrollo ku e ke fshehur heroinën’ rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani

Advertisements

Ata nuk kishin fshehur heroinë por ky ishte skenari që futi në kurth viktimën e radhës. Lulzim Spahiu po bënte sikur kërkonte nëpër ferra. Elton Mermali ishte pas tij. Ndërkohë pas Eltonit ishte Artan Tafani i cili i kishte drejtuar pistoletën në kokë. Ky i fundit e shkrepi një plumb duke e lënë të vdekur në vend. Para se të largoheshin Luli i kërkoi ta qëllonin edhe një herë për siguri. Pasi realizuan vrasjen, autorët shkuan me shpejtësi drejt makinës. Sapo nisen, Luli i ulur në vendin e pasagjerit bën një shkrepje të pakontrolluar të armës duke u vetëplagosur aksidentalisht.

‘Kam çuar Lulin në shtëpinë time dhe po me automjetin tim kam skuar në Kashar të Lushnjes ku kam hedhur armën e krimit. Më pas shkova dhe bleva antibiotik dhe fasho në një farmaci që të mjekohej Luli’ rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

You may also like