EMRI/ Gjendet i pajetë në Itali 65-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur që prej të dielës!

by editor

Një shqiptar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në shtratin e përroit Bure në Candeglia.

Advertisements

Shqiptari i identifikuar si Gjon Toma, prej mëngjesit të së dielës ishte larguar nga shtëpia e tij.

Advertisements

Kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët ngritën alarmin në Polici pasi ai nuk po kthehej në banesë.

Rreth orës 17:00 të së dielës familjarët denoncuan në polici e menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivët në Pistoia filluan kërkimet me qëllim gjetjen e shqiptarit. Pas orëve të gjata të kërkimit trupi i Gjon Tomës u gjet mëngjesin e djeshëm.

Advertisements

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, megjitatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Burrit i pëlqente të ecte në atë zonë dhe nuk ishte hera e parë që ngjitej në Via Antonelli, në vendin ku dhe u pa për herë të fundit mbrëmjen e së dielës nga një qytetar.

Gjithashtu, mësohet se në atë zonë 65-vjeçari kishte dhe një kopsht perimesh për të cilat kujdesej.

“Pothuajse shkonte aty gjithmone me biçikletë, ndërsa këtë herë doli në këmbë”, tha djali i tij Renato, i cili me shpresën për të shpejtuar kërkimet kishte publikuar edhe një njoftim në rrjetet sociale.

You may also like