Erë e fortë, stuhi shiu dhe borë, çfarë do të ndodhë me motin orët në vijim dhe në fundjavë

by editor

Orët në vijim në të gjithë territorin pritet të ketë përkeqësim të motit. Në disa qarqe të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë dhe mesatar, ndëkrohë që në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e borës.

Advertisements

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Advertisements

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.

Advertisements

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

You may also like