Euro sërish në pikiatë, ekspertët zbulojnë detajet: Ja cilët janë dy faktorët që ndikojnë në rënien e monedhës europiane

by editor

Advertisements

Tendenca rënëse e Euros që ka nisur të shfaqet që në javën e parë të muajit Mars përgjatë ditëve të fundit është thelluar. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë kursi vjetor Euro-Lek paraqitet në rënie me 9.7%.

Ekspertët e lidhin fenomenin me shifrat pozitive të turizmit përgjatë dy muajve të parë të viti si dhe pritjet pozitive që ka shfaqur sektori i ndërtimit.

“Vitin e kaluar norma e këmbimit Euro-Lek ishte 116. Duhet parë pjesa e shërbimeve, e kam fjalën për remitancat, të ardhurat që vijnë nga turizmi, për investimet e huaja direkte”, tha Klodian Muço, ekspert i ekonomisë.

Advertisements

Muço thotë se kjo situatë jep kontribut direkt mbi inflacionin, por edhe reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik.

“Duke shpenzuar pak dhe duke bërë pak investime kapitale, duke pasur një sufiçit mund të çojë në reduktimin e borxhit publik që sigurisht çon edhe në forcimin e monedhës tonë vendase kjo që po ndodh”, tha ai.

Advertisements

Bashkë me Euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si Dollari apo Paundi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë Dollari këmbehet me 94.1 Lekë, ndërkohë që 1 Paund këmbehet me 120.2 Lekë.

You may also like