Romeo nuk përmbahet: Do hedh ushqimin në pishinë nëse…

by editor

Gjatë ditës së djeshme, Vëllai i Madh u dha një mision sekret Ilnisa Agollit dhe Liam Osmanit. Dy banorët kishin për të fshehur gjërat në shtëpinë e “Big Brother VIP3” dhe të bënin rrëmujë.

Advertisements

Egla Ceno arriti që t’i kapte ata teksa po bënin rrëmujë dhe ngriti gjithë banorët e tjerë nga gjumi. Por ata nuk e kuptuan se ky ishte një mision sekret, e si pasojë nisën edhe debatet.
Mëngjesin e sotëm, Romeo Veshaj i kërcënoi personat që kishin fshehur kafen se nëse nuk tregonin ku është, do merrte ushqimin dhe do e hidhte në pishinë.

Advertisements

“Kush e ka marrë kafen se do e gjeni gjithë ushqimin në pishinë”, thotë Romeo.

Këtu ndërhyn Julian Deda i cili i thotë: “Shko e hidhe”.

You may also like