“Falenderoj të gjithë ata që dhanë jetën për liri”, biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan uron Kosovën në 16-vjetorin e saj të pavarësisë: Populli jonë ka sakrifikuar për këtë ditë

by editor

Kosova feston sot 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa urimet për këtë ditë kaq të rëndësishme nuk kanë munguar, e një ndër to ka ardhur edhe nga biznesmeni i njohur shqiptaro- amerikan, Harry Bajraktari.

Advertisements

Me anë të një video-je, Bajraktari e cilëson 17 shkurtin si një ditë shumë të rëndësisshme për popullin dhe vendin e Kosovës.

Advertisements

Ai falenderon të gjithë ata që dhanë jetën për liri që dhanë jetën për Kosovën dhe të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj.

“Nga unë dhe familja jonë, uroj gjithë popujt shqiptarë, urime dita e Pavarësisë së Kosovës, urime ditëlindja. Zoti e bekoftë Kosovën” shprehet ndër të tjera Bajraktari.

Advertisements

“Sot po festojmë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë shumë e rëndësishme për popullin tonë, për vendin tonë. Ku populli jonë ka sakrifikuar për këtë ditë kaq të madhe. I falenderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për liri, që dhanë jetën për Kosovën dhe të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj. Nga unë dhe familja jonë, uroj gjithë popujt shqiptarë, urime dita e Pavarësisë së Kosovës, urime ditëlindja. Zoti e bekoftë Kosovën. Faleminderit!”, përfundon Bajraktari.

You may also like