Fitorja e Trump sjell “tërmet” në tregjet financiare/ Rritet dollari, bie nafta, euro humbet terren

by editor

Fitorja e Donald Trump ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregjet financiare.

Advertisements

Dollari ka shënuar rritje, letrat me vlerë të thesarit amerikan kanë humbur papritur terren, euro ka humbur kuota, ndërsa bitcoini ka bërë një kapërcim të rrufeshëm.

Advertisements

Lëvizjet në tregje janë kryer me racionalitet nëse lexohen nën dritën e programit të Donald Trump. Operatorët e dinë mirë se programi i Trump parashikon shkurtime të reja taksash, me uljen e normës për bizneset nga 21% në 15% dhe më pak presion tatimor mbi të pasurit.

Bitcoin, kapërceu në vlerën 8%: kriptomonedha nuk u pëlqye shumë nga Trump, i cili në vitin 2021 e përcaktoi atë si një mashtrim. Por gjatë fushatës zgjedhore ai ishte shumë i hapur ndaj saj dhe ndaj komunitetit të gjerë që sillet rreth asaj bote, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “duhet të bëhen kryeqyteti i kriptomonedhës së planetit”.
Pritshmëria për më pak taksa dhe më pak presione për kompanitë amerikane po i pozicionon tregjet e aksioneve të Wall Street-it më të larta.

Advertisements

Aksionet e Trump Media & Technology Group fluturuan në Wall street, me mbi 24%. Aksionet e Tesla u rritën me 13.6%, pasi CEO i saj, Elon Musk, bëri fushatë hapur për Trump, i cili e falënderoi dhe e lavdëroi atë në fjalimin e tij pas fitores.

Ndërkohë në Azi, aksionet në tregun e Hang Seng janë ulur, kryesisht për shkak të frikës se Trump mund të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat kineze, duke rritur tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Çmimi i naftës ka rënë nën 75 dollarë për fuçi, për shkak të pritshmërive që një administratë Trump do të inkurajojë prodhimin dhe eksportimin e naftës nga SHBA, duke çuar në rritjen e furnizimeve dhe një rënie të çmimeve të karburanteve.

Në përgjithësi, këto zhvillime tregojnë se investitorët po bëjnë kalkulime të mëdha për të fituar nga mundësitë që do te krijohen me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

You may also like