“Fut hundën kur nuk duhet…”, situata Egla-Heidi, ja kush ka të drejtë sipas Beniada Nishanit!

by editor

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri.

Advertisements

Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.

Advertisements

Së fundmi Beniada ka qenë e ftuar në “Fun Club” për të komentuar situatat e kësaj jave të banorëve në edicionin e tretë të “BBV”.

Ama nuk ka mbaruar me kaq, Beniada me anë të një ‘Ask-u’ në Instastory ka pyetur ndjekësit e saj në lidhje me situatën Egla-Heidi, ku dhe më pas ka treguar edhe mendimin e saj:

Beniada: Egla ka të drejtë të shpreh mendimin e saj sepse loja e “BBV” kërkon të japësh mendim për situata, por e humb të drejtën të kërkosh llogari dhe fut hundën kur nuk duhet në rastin e Heidit dhe Romeos nuk ka pse t’i kërkojë llogari se nese shkojnë apo jo përpara është diçka personale e tyre, ajo si grua e madhe në moshë duket t’i jap këshillë normale por jo të influencoj në mënyrë negative te Heidi duhet të ketë kujdes në mënyrën si shprehet…

Advertisements

You may also like