Disa predha luftarake të paplasura janë pikasur në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit.
Advertisements
Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.
Advertisements
Ato janë kontastuar rastësisht por zona njihet si e ndotur për shkak se aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale./BW
Advertisements