Gjendet e pajetë e moshuara në Durrës

by editor

Një 69-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të premteje në lagjen nr. 7 në Durrës.

Advertisements

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet T. L. Nga dyshimet paraprake, mendohet se e moshuara ka humbur jetën për shkak të infarktit. Ajo u gjet në rrugë e pajetë rreth orës 10:15.

Advertisements

Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e rastit.

You may also like