Goditjet me thikë pas një “takimi intim”, del autopsia për shqiptarin e vrarë në Itali

by editor

Kanë dalë rezultatet e autopsisë së shqiptarit të vrarë në Itali, Bledar Dedja, 39 vjeç. Sipas autopsisë, Dedja ka marrë 20 goditje me thikë, por fatale ishte goditja në shpinë që i shpoi mushkërinë.

Advertisements

Ai u gjet i vdekur në një zonë pyjore në Via Dei Colli mëngjesin e së dielës së 21 janarit.

Advertisements

Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Patologu anatomik Alberto Furlanetto, i cili mori edhe mostra për teste toksikologjike në të njëjtën kohë me autopsinë, kreu një sërë testesh për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Advertisements

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një “takimi intim”.

Zona ku u zbulua trupi mëngjesin e së dielës, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet.

Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës, për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka dërguar para ngjarjes së përgjakshme.

You may also like