Greqi – Gjendet i pajetë në një zonë rurale 37-vjecari shqiptar

by editor

Një 37-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kastur të Greqisë.

Advertisements

Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kasturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.

Advertisements

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kasturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.

Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.

You may also like