Ky është ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës që u plagos sot, detajet e ngjarjes

by editor

Mëngjesin e sotëm plagoset ish-efektivi i policisë së Komisariatit të Sarandës Lavdosh Metaj 41 vjeç nga Mallkastra.

Advertisements

Ai dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë.

Advertisements

Konflikti ka ndodhur pasi 41-vjeçari kishte parkuar makinën dhe kur ka shkuar ta marrë nuk ka pranuar që të bëjë pagesën.

Gjatë konfliktit fizikisht roja e hotelit ka përdorur thikën dhe si pasojë Metaj është transportuar në spitalin e Sarandës ku po merr mjekimin e duhur.

Ndërsa policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi rojen e hotelit me iniciale A.Sh.

Lavdosh Metaj u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe u lirua 3 muaj më parë më parë pasi përfitoi nga Amnistia. Ai u akuzua për shpërndarje kokaine në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Greqisë.

Nga kontrolloi AMP i zbuloi atij 166 gram kokainë e destinuar për shpërndarje në qytetin e Sarandës. Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, por u lirua për shkak të amnistisë në prill të vitit 2024.

You may also like