Terrori komunist edhe pse ndaloi predikimin e fesë, nuk i stepi disa shqiptarë, të cilët jo vetëm besuan në Zot por ruajtën sendet kishtare dhe librat e shenjtë.
Advertisements
E tillë është familja Prendi nga fshati Gjegjan i Pukës. Historinë e rrëfen Mrika Prendi, e cila sot mban mbi supe 89 vite. Ajo thotë se në vitin 1967 kur u mbyll kisha, prifti i zonës i besoi vjehrrit të saj, Ungjillin, botim i vitit 1903 dhe një kryq bronzi edhe më i hershëm.
Advertisements
“Në vitin kur u ndal besimi, prifti i zonës, i cili më pas u vra nga komunistët na i solli materialet e shenjta në shtëpi duke na i lënë amanet t’i ruanim deri atëherë kur në fshat të kthehej ndonjë prift. Vjehrri im i ka marrë të gjitha këto materiale, i ka mbështjellë mirë i ka fshehur në trarët e shtëpisë.
Ne si familje jetonim gjithnjë me frikë se do i gjenin dhe krahas faktit se nuk do mund të mbanim amanetin e Priftiti do na digjnin shtëpinë e burgosnin”- tregon nënë Mrika për Report TV, e cila ruajtjen e Ungjillit e konsideron si gëzimin e jetës.
Advertisements
Libri i shenjtë ka nevojë për restaurim të pjesshëm, teksa familja e ruan me fanatizëm si pasuri të mbarë zonës, ndaj dhe me të drejtë cilësohet si Ungjilli i rezistencës komuniste. Prend Prendi, djali i familjes, thotë se banorë nga e gjithë zona janë përbetuar mbi këtë Ungjill dhe Kryqin shekullor. Janë falur shumë gjaqe mbi këtë Ungjill dhe janë shuar shumë dyshime për ngjarje të rënda.
“Një Ungjill më i vjetër se ky është dorëzuar në Dioqezës e Sapës, ndërsa këtë e kemi mbajtur ne dhe e përdor gjithë zona. Njerëzit që e kërkojnë Ungjillin vijnë këtu dhe bëjnë be (betohen me dorë mbi librin e shenjte). Ka pas raste kur kapaku ka lëvizur kur kanë bërë be të rreme”, tha ai.
Objektet e shënjta iu besuan të ndjerit Ndrec Pjeter Kola nga Famullitari i Kalivares Dom Prend Qefalia në prag të revolucionit ateist të vitit1967. Ndreca e kanë mbajtur deri në fund amanetin e Klerikut dhe shumica e këtyrë objekteve iu dorëzuan Kishës Katolike pas vitit 1991. Të vetmet objekte që janë mbajtur nga trashegimtarët e familjes Prendi janë Ungjilli (me shkronja latine), botuar në Romë në vitin 1903 dhe Kryqi prej bronzi i shek. XVIII-të.