I abuzoi s**sualisht kur ishin fëmijë, 28-vjeçari Denis Loka u këshillua nga familjarët të mos shkonte në Greqi për të takuar dy kushërinjtë, por…! Babai autorëve, në dijeni të makthit që përjetuan djemtë e tij

by editor

Dy vëllezërit shqiptarë, Enis dhe Aleksandros Loka janë lënë në qeli, pas vrasjes së kushëririt të tyre 28-vjeçar në Kypseli, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht 12 vite më parë.

Advertisements

Sipas informacioneve, vëllezërit, respektivisht 17 dhe 19 vjeç, kanë dalë në takim me viktimën të vendosur për t’u hakmarrë për abuzimin seksual të përjetuar në moshë të vogël nga kushëriri i tyre.

Advertisements

Familjarët e kishin këshilluar 28-vjeçarin që të mos udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe të takohej me ta.

Babai i dy autorëve, i cili kishte telefonuar Denis Lokën, kishte ditur për makthin që djemtë e tij kishin jetuar prej një viti. Ndërsa 28-vjeçari Denis Loka mësohet se i kishte rrëfyer gjërat e neveritshme që u kishte bërë fëmijëve të tij.

Advertisements

Ndërkohë nëna e autorëve mësoi detajet e motivit të vrasjes brutale vetëm pas krimit të rëndë.

Megjithatë, sipas informacioneve, mbi 10 persona nga rrethi familjar i autorëve dhe viktimës kishin dijeni që 28-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me kushërinjtë dhe i kërkonin atij që të mos shqetësonte më.

Megjithatë, siç zbuloi avokati i dy të rinjve, Alexis Kougias, viktima ka vazhduar t’i shqetësojë Enis dhe Aleksandros Lokën deri vonë.

Tronditja për familjen ishte e madhe pasi vëllezërit ishin nxënës të shkëlqyer, nuk ishin përfshirë në incidente të dhunshme dhe nuk kishin shqetësuar asnjëherë autoritetet.

You may also like