Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua mesditën e kësaj të premte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Advertisements
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit.
Advertisements
Më pas, ai ka qëlluar 3 herë me pistoletë, 2 plumba Lleshi dhe 1 në këmbë Shaqja, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Pastaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohet që për jetën. Pas negociatave, ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar.Negociatat Sokol Mjacaj i ka kryer me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar. I kanë hedhur një palë pranga në qeli, me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën ka hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas ligjit, brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.