Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas shfaqjes së komplikacioneve shëndetësore në qeli.
Advertisements
I paraburgosuri, Aurrel Sabriu, shfaqi probleme në burgun e Korçës, pas një takimi që pati me të atin. Ai humbi ndjenjat në dhomën e tij pasi takoi babanë dhe u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës. Më vonë 49-vjeçari u dërgua për trajtim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë në QSUT për shkak të problemeve kardiake.
Advertisements
“Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).
I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë”, thuhet në njoftimin e burgut të Korçës.
Advertisements