Ilir Beqaj me pranga në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, si ish-ministri tenton t’i fshehë duke mbuluar duart

by editor

Këto janë pamjet e momentit kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Steriliziminn

Advertisements

Ish-ministri Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm, mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë.

Advertisements

Por, Ilir Beqaj shihet teksa fsheh pranga duke mbuluar duart me xhup.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, do të dëshmojë në Komision për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.

Advertisements

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndërsa u arrestuar me urdhër të SPAK për një tjetër çështje, atë të abuzimit me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).

SASPAC drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

You may also like