Italia “pushtohet” nga moti i keq, stuhi të fuqishme në Milano gjatë natës, ka viktima

by editor

Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.

Advertisements

Gjithashu për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.

Advertisements

Ndësa në Monza, një makinë me një familje në bord, nënë, baba dhe një vajzë dy vjeç e gjysmë, u godit nga një pemë. Burri u plagos dhe u dërgua në San Gerardo në Monza, ku u shtrua në spital me kodin e kuq për traumë në kokë. Sipas raportimeve, gruaja dhe vajza e tij nuk janë lënduar.

Nga moti i keq në Monza në emigrante 58 vjeçare ka humbur jetën.

Advertisements

Në Monza gjithashtu janë bllokuar trenat për shkak të motit të keq.

Stuhia e re që goditi Lombardinë mbrëmjen e djeshme shkaktoi ndërprerje të reja të shumë linjave të tranave.

Falë stafit të Kryqit të Kuq, Polfer dhe Trenord, rreth 150 pasagjerë u zbarkuan dhe u evakuuan. Siç raporton Trenord, 35 janë shoqëruar në stacione të tjera me anë të Kryqit të Kuq ose Mbrojtjes Civile, 13 janë shoqëruar në destinacionet e tyre me taksi, ndërsa njëqind janë organizuar në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu për shkak të motit të keq, disa udhëtarë që shkonin në pjesë të ndryshme të Lombardisë dhe të vendit mbetën të bllokuar në stacionin qendror në Milano.

Frikë në Malpensa

Shqetësim i madh nga moti i keq është i pranishëm edhe për aeroportet. Një avion që nisej nga Malpensa për në Nju Jork është devijuar drejt Romës pasi breshri “shponte” hundën e avionit.

Aeroporti i Palermos mbyllet për shkak të zjarreve

Ndërkohë që veriu përmbytet, jugu i Iltalisë është përfshirë nga zjarret. Zjarri që u shfaq mbi Cinisi ka mbërritur në perimetrin e aeroportit “Falcone e Borsellino”, i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 11, njofton kompania administruese Gesap.

Autostrada Palermo-Mazara Del Vallo u përfshi gjithashtu nga flakët, kryqëzimet e Villagrazia di Carini dhe Cinisi u mbyllën.

Zjarret e nxitura nga nxehtësia dhe era dëmtuan shumë shtëpi duke i detyruar banorët të largoheshin për siguri. Dhjetra ekipe zjarrfikëse nga trupat pyjore dhe vullnetarë të shumtë nga mbrojtja civile siciliane po veprojnë në zonat Palermo, Messina, Catanese, Agrigento dhe Ennese.

Zjarret që kanë djegur prej orësh lagjen Inserra në Palermo kërcënojnë spitalin Cervello. Zjarrfikësit që nga mbrëmja e djeshme kanë qenë të angazhuar me operacionet e shuarjes. Për momentin nuk është urdhëruar evakuimi i spitalit.

You may also like