“Ju bëjmë vrima-vrima”- Shoku i Aurelios tregon mes lotësh momentet e fundit të jetës së 18-vjeçarit: Po mbahej tek hekurat! Sa vrapuam drejt tij, u shemb në tokë

by editor

Shoku i Aurelio Dervishit ka treguar përballjen me agresorët mbrëmjen e 31 marsit dhe momentin e goditjes për vdekje me thikë të 18-vjeçarit.

Advertisements

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mario ka treguar se pasi Frensis Shehu i bllokoi rrugën me makinë, kërkuan të largoheshin nga vendngjarja pasi nuk donin të konfliktoheshin, por sipas tij 20-vjeçari i kërcënoi duke u thënë se “do ju bëjmë vrima-vrima” dhe i kërkoi shokut të tij të nxirrte thikën.

Advertisements

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, kishin bllokuar edhe rrugën.

Thoshin fjalë provokuese “Kush të iki… ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur. As nuk kishim parë në atë moment.

Gjatë konfliktit, kur personi nxori thikën, Frensis godet Renin, ishte moment i shpejtë. Ka qenë korsia e gjerë dhe sherri ka marrë nga të dy krahët, tek trotuari dhe korsia e biçikletave. Në moment të fundit po më godisnin mua, po ruhesha mos më godisnin me hekur, Në moment të fundit u shkëputa, sepse nuk po shihnim Aurelion. Aurelio nuk ishte komplet në tokë, por tek hekurat mbajtëse tek korsia e biçikletave, ishte gjysmë shtrirë. Kur vrapuam drejt tij ra pa ndjenja në tokë. Kur e dorëzuam në ambulancë, në fillim na thanë që është në kohë dhe më pas na shoqëroi policia në komisariat. Na merrnin shokët në telefon që ka vdekur, hapa lajmet dhe aty mësuam që ka mbaruar. Aty e humba. Na u duke e pabesueshme sepse ishte edhe trup i madh”, tha ai.

You may also like