Karamuço zbulon mesazhet e Erzen Breçanit: Pritet një SKANDAL i madh, askush nuk do të shpëtojë

by editor

Karamuço shprehu frikën se dalja e këtyre përgjimeve mund të sjellë vrasje.

Advertisements

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel për të folur për përgjimet e çështjes Breçani.

Advertisements

Karamuço shprehu frikën se dalja e këtyre përgjimeve mund të sjellë vrasje.

I pyetur për rolin e Erzen Breçanit në të gjithë këtë, eksperti tha se është ndjerë keq kur ka parë disa mesazhe që i kërkonte djalit të hiqte dorë.

Advertisements

“Kam parë dhe disa mesazhe që ai i dërgonte, hiq dorë, mos shit në Shqipëri, kam parë që bënte rolin e prindit. Ende nuk ka dalë i qartë roli i tij.

Në bisedat që bënte kishte futur moralin dhe edukimin po si duket nuk ia ka dalë dot.

Sepse ndonjëherë fëmija të merr në qafë dhe nuk arrin do ta kontrollosh por roli i Erzenit do parë. Nëse verifikohet që ai siç duket dhe në mesazhe ka refuzuar paratë që kanë ardhur nga Mata e të tjerë, atëherë i bie që nuk ka gisht fare në këto punë.

Ato që kanë dalë në publik nuk e thonë të gjithë mozaikun e gjërave.

Me këto përgjime jemi vetëm në nisje të daljes në sipërfaqe të një skandali shumë të madh se sa është infektuar policia e institucione të tjera nga krimi i organizuar.

Do jetë një sagë e gjatë që mund të zgjasë me vite dhe do ketë procese pafund. Askush nuk do shpëtojë që ka kryer komunikim me bandat,” u shpreh Karamuço.

You may also like