“Ke ardhur deri këtu falë meje”/ Plas sherri në BBV, Edona përplaset ashpër me Bleron: Je manipulues! Do të t’i nxjerr të gjitha të zezat

by editor

Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe Edona James ditën e sotme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrit në “Big Brother Vip Kosova”.

Advertisements

Në një moment situata ka agravuar dhe transgjinorja shpërtheu në ofendime ndaj konkurrentit duke i thënë atij që do të ia nxjerrin të gjitha të zezat pasi sipas saj ai është një manipulues dhe njeri fals.

Advertisements

“Mbaje mend, unë ty do të t’i nxjerr të zezat, ti je manipulues, po mua nuk ke shanse, ti ke ardhur deri këtu në shpinën time deri këtu se kishe dal nga shtëpia me kohë, ti je fals, nuk ki respekt. Jam ndarë nga ti sepse kam parë që je ‘fake’. Ti mua me ke frikë sepse e din që unë do të nxjerr jashtë”, i tha Edona, Bleros.

Nga ana tjetër Blero nuk dëshironte që të debatonte me Edonën, e cila ishte shumë e tensionuar nga kjo këngëtari.

“Edona po flet pa lidhje. Ik, ik.”– tha ai.

Kujtojmë që marrëdhënia e dyshes është prishur disa javë më parë, pasi Blero i cili dukej mjaft i afërt me transgjinoren nuk e shpëtoi atë në zinxhirin e nominimeve, por një banor tjetër, ndërsa Edona u lëndua nga veprimi i këngëtarit.

You may also like