Janë shoqëruar në polici 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë, ku gjatë një konflikti të çastit midis disa të rinjve mbeti i vrarë me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi.
Advertisements
Policia bën me dije se është shoqëruar Frensis Shehu, 20-vjeç si dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Advertisements
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin.
Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.