“Kishte trupin më të bukur!”- Roza Lati flet ‘pa doreza’ dhe tregon nëse ndonjë nga djemtë e BBV e tërhiqte fizikisht: Më simpatiku ishte…

by editor

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Roza Lati, ka folur së fundmi për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, por jo vetëm.

Advertisements

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, Roza ka treguar nëse kishte ndonjë banor që e ka tërhequr fizikisht.

Advertisements

Moderatoja është shprehur se nga të gjithë djemtë që ishin në garë nuk ka pasur asnjë djalë që e ka tërhequr fizikisht, ndërsa listoi Meriton Mjekiqin si djalë me trup të bukur dhe Fatjon Kuqarin si simpatik.

Pyetje: A kishte ndonjë banor që të tërhiqte fizikisht?

“Asnjëri. Nga të gjithë ata aty Meritoni kishte trupin më të bukur dhe ia kam shprehur, Fatjoni simpatik, i mbajtur, i pastër si farmaci si unë. Por personalisht, unë me syrin tim joshësh, askush, çuditërisht”, ishte përgjigjja e Roza Latit.

Mes të tjerësh, Roza Lati u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse e ka zbuluar arsyen pse Romeo e kishte hequr nga Instagrami para se ata të futeshin në Big Brother.

“I kam thënë më keq hequr se ke pasur të dashurën xheloze, por jemi bërë sërish ‘friends’ në Instagram”-ishte përgjigja e Rozës.

You may also like