Konspiracionisti i njohur shpërthen në të qara gjatë transmetimit: Duan të më… (Video)

by editor

Konspiracionisti i njohur amerikan Alex Jones ka kaluar një moment të pakëndshëm ditën e djeshme gjatë transmetimit të emisionit të tij.

Advertisements

Teksa ishte duke pretenduar se autoritetet federale synojnë t’i mbyllin emisionin “Infowars”, ai ka shpërthyer në të qara.

Advertisements

“Në fund të ditës, ne do i mundim këta njerëz”, ka thënë ai para se të shpërthejë në lot.

“Nuk dua të jem dramatik por këta është luftë e fortë. Këta njerëz i urrejnë fëmijët tanë”, thotë ai.

Megjithëse deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar për tentativën për t’i mbyllur emisionin, video e Jones ka marrë dhenë në internet.

Jones është i përjashtuar përgjithmonë nga rrjetet sociale si Facebook, Youtube e të tjera. Ditët e fundit ai ka ashpërsuar gjuhën, pas shpalljes fajtor të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

You may also like