“Krimi i lidhur me policinë dhe politikën”, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë për Ballën: Pa lejen e kryeministrit Rama, nuk mund të…

by editor

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk mund ta ndryshojë drejtorin e Policisë së Shtetit pa miratimin e Ramës.

Advertisements

Gazetari thekson se për momentin nuk mund të ketë ndryshime drastike, por graduale në Policinë e Shtetit.

Advertisements

“Mendoj që z.Balla për aq kohë sa ka në ministrinë e Brendshme s’e ka ende mundësinë për të marrë vendime drastike sa të ndryshojë drejtorin e Policisë së Shtetit. Z.Balla s’mund ta ndryshojë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit pa miratimin e kryeministrit. Balla mund të bëjë ndryshime graduale të vogla, dhe s’mund të bëjë ndryshime drastike në radhët e saj dhe Balla është munduar t’i largojë këto divergjenca dhe ta mbajë policinë të bashkuar. Policia e Shtetit ka edhe divergjenca brenda saj. Ai po mundohet ta kontrollojë këtë situatë, që mos ketë divergjenca. Do vijë koha që do kemi edhe ndryshime drastike që është ligji i ri për Policinë e Shtetit”.

Sipas Çelmetës fakti që arrestohen persona të shpallur në kërkim vetëm jashtë vendit, tregon lidhjet e krimit me policinë dhe politikën. Megjithatë sipas tij me ardhjen e Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme ka një riaktivizim të Policisë.

Advertisements

“Nuk jam dakord me mënyrën si u realizua operacioni ‘Tempulli’, që u bënë bashkë, pasi epiqendra ishte në Tiranë. Sa i përket rretheve janë arrestime në numër të ulët personash, dhe janë urdhër-ndalime, pasi ndryshon urdhër-ndalimi me urdhër-arrestin. Por mendoj që kjo s’duhet bërë në këtë mënyrë edhe pse është për t’u lavdëruar. Më i rëndësishëm duhet të jetë arrestimi i personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Deri më tani janë arrestuar vetëm persona jashtë vendit, jo brenda vendit. Kjo tregon një lidhje të krimit me Policinë, jo vetëm me Policinë por edhe politikën. Këtë e tregoi edhe aplikacioni Sky enkro chat. Policia ka qenë gjithnjë në trysninë e politikës, pasi politika sa herë ka zgjedhje bëhet bashkë me krimin për të fituar zgjedhjet. Shoh diçka ndryshe gjatë kësaj kohe që Balla po drejton Policinë e Shtetit. Më parë kishim një Polici Shteti që ishte e fjetur, ministri Çuçi reagonte vetëm në ngjarje madhore. Tani po shohim që Policia është riaktivizuar, po shohim vet drejtorin Rrumbullaku në terren. Por kritika ime është që duhet bërë më shumë. Ligji për Policinë e Shtetit është i rëndësishëm, duhen energji të reja. Personat në kërkim, armëmbajtja pa leje, duhen emra të rinj, duhen energji të reja”., u shpreh Çelmeta.

You may also like