Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK. Byberi është zgjedhur në krye të bashkisë së Tropojës nën siglën e Partisë Socialiste.
Advertisements
I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK nëse ishte thirrur lidhur me çështjen McGonigal, Rexh Byberi tha: Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje.
Advertisements
I pyetur lidhur me tenderët nëse i ka dhënë të afërmve të tij, Byberi u përgjigj: S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet.
Në shtator 2023, 300 banorë të Fierzës paditën në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, shefin e komisariatit Përparim Allmuça dhe pronarin e kompanisë “Byberi shpk”, Avni Byberi.
Advertisements
Padia erdhi pas protestave të vazhdueshme që banorët kanë bërë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit në fshatin e tyre.
Në kallëzimin Penal depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 28 gusht 2023, thuhej se Rexh Byberi, kishte dhënë leje për hapjen e gurores në zonë pyjore në kundërshtim me ligjin, si dhe duke favorizuar djalin e xhaxhait të tij, Avni Byberi./albeu.com