Kryeministrja Giorgia Meloni mbërrin në Shëngjin

by editor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Shqipëri. Meloni udhëtoi me helikopter dhe aktualisht ndodhet në Shëngjin.

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo do të inspektojë punimet në kampin e Gjadrës, ku do të ngrihet edhe qendra e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama, pas inspektimit të kampit, do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi.

Zbatimi i marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit.

You may also like