Kthehen reshjet e dëborës në juglindje/ Paralajmërimi për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

by editor

Në Juglindje vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë – Voskopojë dhe Zëmblak – Doganë – Goricë.

Advertisements

Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës.

Kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre.

Advertisements

You may also like