Ku i gjen lekët? Hatixhja e TikTok-ut i përgjigjet kritikave: Jam 19-vjeçe dhe e pavarur, nuk po vras njeri

by editor

Hatixhja, personazhi i njohur i TikTokut, ka reaguar pas disa lajmeve në media, lidhur me pasurinë e saj.

Advertisements

Hati dhe bashkëshorti i saj Jashari, një dyshe myslimanësh të devotshëm, janë kthyer në influencerë TikToku duke postuar video shpesh nga jeta e tyre luksoze, udhëtimet dhe makinat e shtrenjta.

Advertisements

Së fundmi ata ishin protagonistë të një lajmi pasi policia u bllokoi makinën dhe patentat, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave në rrugët e vendit.

Hatixhja i është kthyer medieve, duke thënë se e bëjnë për vëmendje, ndonëse nuk i ka qetësuar “kurreshtarër” që e kanë pyetur se ku i gjen të të ardhurat.

Advertisements

“Nuk e paskam dit se sa rëndë dhe sa poshtë kanë qenë këto mediat shqiptare për pak shikueshmëri. Kanë një javë që bëjnë emisione për patentën time. Ku i gjen lekët Hatixhja. Na thirrin nja dy ë mençëm në emision që i thonë flisni kundër se kështu bëjmë lajm. Ftesa për emisione pa fund por nuk kam për të ardhur te asnjëri. Merruni me çështje të tjera. Kam jetën time, e pavarur dhe nuk po bëj ndonjë krim, nuk po vras njeri”, thotë ajo në një video të postuar në faqen e saj.

You may also like