Euro ka humbur përsëri pikë kundrejt lekut. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane është dobësuar gradualisht gjatë javës së fundit. Tashmë euro po blihet në kufirin e 105 lekëve .Vendimi i fundit i Bankës Qendrore pritet të forcojë trendin rënës të monedhës europiane në vend.
Advertisements
Rritja e normës së interesit në nivelet rekord prej 3.25% synon që të forcojë monedhën kombëtare si një tentativë për të mbajtur nën kontroll shtrenjtimin e çmimeve. Kjo sepse Shqipëria është një vend i cili pjesën më të madhe të produkteve i importon dhe forcimi i lekut do të ndikonte direkt në çmime më të lira.
Advertisements
Një tjetër efekt që mund të ketë ndikuar në trendin rënës të euros duket se është edhe përfundimi i sezonit turistik në vend. Monedha europiane ka qëndruar në të njëtin nivel përgjatë të gjithë muajit tetor.Por tendenca duket që është për një dobësim të mëtejshëm të monedhës europiane.
Banka e Shqipërisë ka tërhequr deri më tani rreth 210 milion euro për efekt të rezervës por edhe për të ulur nivelin e qarkullimit të monedhës evropiane në vend. Në total blerja e valutës për këtë vit parashikohet që të arrijë në total në 300 mln euro. Edhe monedha amerikane ka pësuar një dobësim të ndjeshëm duke u këmbyer me 99 lekë
Advertisements