Mali i Zi goditet nga një stuhi e fuqishme, dy të vdekur

by editor

Dy persona humbën jetën nga stuhia e fuqishme që goditi të martën Malin e Zi. Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale në portin e Tivarit dhe disa qytete bregdetare, njoftuan zyrtarët.

Advertisements

Zyra e policisë malazeze bëri të ditur se si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor në një vinç ndërtimi në qytetin bregdetar Çanj, ndërsa një person tjetër ka mbetur i vdekur nga rrufeja në gadishullin e Lushticës.

Advertisements

“Stuhia që përfshiu Malin e Zi ka prekur veçanërisht rajonin e bregdetit ku, për fat të keq, kemi edhe humbje të jetës. Në Çanj, një shtetas turk ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, ndërsa në Llushticë, një person ka humbur jetën nga një goditje rrufeje. Në Petrovac një person është shpëtuar nga uji dhe një punëtor është lënduar lehtë në portin e Tivarit”, thuhet në njoftim.

Sasia e madhe e shiut që ra papritmas në Podgoricë dhe qytetet bregdetare përmbyti rrugët e qytetit dhe qendrën kryesore turistike të Budvës, ndërsa qarkullimi ishte i vështirë për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë.

Në Portin e Tivarit, i cili është më i madhi në Malin e Zi, janë rrëzuar vinça dhe ura transporti, si dhe një person ka marrë lëndime të lehta. Në këtë port eraërat e fuqishme rrëzuan çatinë e magazinës së koncentratit të bakrit.

You may also like