Mandati i Xhaçkës, përplasje në Kuvend midis Bardhi dhe Nikollës: Nuk guxuat të merrnit një vendim, ndërprisni seancën

by editor

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar nga mazhoranca qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.

Advertisements

Ai kërkoi ndërprerjen e seandës plenare dhe vendosjen në dispozicion të opozitës të raportit të Partisë Socialiste.

Advertisements

Gazment Bardhi: Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës.

Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës.

Advertisements

Ndërsa kreu i Grupi të PS-së, Bledi Çuçi iu përgjigj se raporti është në sistem dhe se do të votohet projektvendimi për ta dërguar në Kushtetuese.

Bledi Çuçi: Në lidhje me zbatimin e vendimi të Gjykatës Kushtetuese, unë besoj se kjo është ezauruar dhe siç thamë edhe në mbledhjen e Byrosë, e kemi zbatuar që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizohen vendimet e marra nga parlamenti për raportet në lidhje me papajtueshmërinë, lidhur me deputeten Olta Xhaçka.

Nuk është vërtetë që nuk dolëm në konkluzion. Aty e bëmë të qartë që do ta çojmë në Kuvend për të marrë një vendim për ta çuar në GJK, sipas procedurës. Do votojmë një projekti vendim për ta çuar çështjen në GJK. Me raportin do njihen se është në sistem.

You may also like