Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është shprehur se mjafton vetëm videoja e Dritan Priftit dhe deklarata e gruas së Kastriot Ismailit që kreu i PL, Ilir Meta, të gjykohet e burgoset.
Advertisements
Komentet Zeka i bëri gjatë një interviste televizive, ku tha se në Shqipëri dihet shumë mirë se kush janë ata politikanë që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Advertisements
Ai foli gjithashtu edhe për marrëveshjen e emigrantëve të kryeministrit Edi Rama me homologen e tij, Giorgia Meloni, të cilën e cilësoi si diçka mjaft patriotike.
“Edhe Nelson Mandela ka qenë afrikan. Ka burra të ndritur nga Afrika. Është bërë një marrëveshje që t’u jepet një mundësi këtyre njerëzve të shkretë, që kanë lënë atdheun e tyre për 1001 halle. Puro primitivizëm. Ne jemi rracë e padefinuar. Rama dhe qeveria shqiptare kanë bërë aktin më njerëzor, më patriotik që ata njerëz të vijnë të strehohen. Dasht zoti edhe Albin Kurti bën një marrëveshje të tillë dhe pranon një marrëveshje të tillë, shqiptarët po ikin çdo ditë.
Advertisements
Para shumë muajve kam thënë që SPAK pas qeverisë do i kthehet opozitës. Kot bën Meta gam gam, ai punën më të mirë do të bënte të mbyllte gojën. Mjafton videoja e atij deputetit të ndjerë, mjafton deklarata e gruas së atij Ismailit që ndodhet në Austri, për t’a burgosur Ilir Metën.
Ne jetojmë në një botë të vogël që quhet Shqipëri, këtu dihet kush ka dashnore dhe jo kush ka vjedhur miliona. Bosët e krimit i ke pasur në strukturat më të larta të shtetit dhe Prokurori. Tani ndërkombëtarët kanë krijuar një mekanizëm të quajtur SPAK. SPAK do lëshohet edhe te bosët e mediave e biznesmenë të ndryshëm”, është shprehur Zeka.