“Më ka marrë malli për Meritonin dhe Ilnisën”- E mbyllur brenda dhomës së bardhë, ç’ka ndodhur me Egla Cenon! Aktorja: Më vjen keq që…

by editor

Aktorja Egla Ceno prej 24 orësh ka qëndruar e izoluar në një dhomë pas u skualifikua nga loja e BBV me zarf të zi.

Advertisements

Gjatë qëndrimit në dhomën e bardhë, Egla Ceno u shpreh me ironi se i mungonin dy banorët me të cilët kishte përplasje brenda shtëpisë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi.

Advertisements

“Jam në pritje të vendimit për zarfin e zi. Më ma marrë malli për Mertionin dhe Ilnisën, sidomos për Ilnisën. Më vjen keq që nuk i rezistova provokimit”, tha Egla Ceno.

Gjatë spektaklit të sotëm, aktorja u shpreh se veprimi i saj ndaj Meritonit, nuk ishte një gjest për t’u bërë, duke theksuar se s’duhet të kishte rënë pre e provokimeve.

Advertisements

”Ishte një xhest që nuk ishte për tu berë, bie pre e provokimeve në fund të ditës, duhet kalitur vetja më fort.

Kam dëgjuar Romeon dhe Julin, ku njëri thoshte që e ke pasur idhur Eglën, u tremba kur dëgjova se Heidi po linte shtëpinë”, shtoi aktorja.

Egla Cenos iu bashkuan në dhomën e bardhë dy banorët që u skualifikuan po ashtu me zarf të zi, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli.

You may also like