Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn! Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

by editor

Miqësia e Romeos dhe Meritonit ishte kryefjalë e këtij “Big Brother”-i. Dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish. Madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.

Advertisements

Megjithatë, pas gati 1 muaji, dy djemtë e gjetën rrugën e pajtimit dhe u rikthyen edhe njëherë si miq të ngushtë. Por duket se nuk ka zgjatur shumë. Sapo kanë dalë nga “Big Brother”, raporti mes tyre është prishur njëherë e mirë. Aktualisht, Romeo dhe Meritoni as nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke i dhënë fundi njëherë e mirë miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje, Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit.

Advertisements

Me qetësi, duke buzëqeshur, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo. Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë.

Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti, kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, – tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendencioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin.

“Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV”, – ka thënë Bora. Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3. Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit dhe familjarëve të saj nga jashtë.

Romeo është përfshirë në një debat fillimisht me Liamin dhe më pas Meritonin, ku ky i fundit i ka përmendur familjen. Mesa duket, Donaldit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë dhe sidomos pjesën kur Meritoni përmend familjen Veshaj. Në një “Insta Story”, ai është shprehur se: “Paska ardhur koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti”, shkruan Donaldi.

Tashmë në rrjetet sociale të binjakëve nuk është Meritoni. Megjithatë, ishte Meritoni ai që i largoi i pari nga “Instagram”-i i tij, duke shkëputur çdo raport me vëllezërit Veshaj. Sapo “Big Brother” ka përfunduar, Meritoni është njohur me deklaratat e Donaldit dhe duket se nuk i kanë pëlqyer aspak ato çfarë ka dëgjuar. I shtyrë dhe nga konfliktet që kishte në shtëpi me Heidin, duket se Meritoni kështu ka vendosur që të shkëpusë raportet edhe me Romeon, duke i dhënë fund miqësisë që i lidhte prej vitesh. Që pas përfundimit të “Big Brother”, djemtë nuk janë takuar asnjëherë dhe me gjasa, vështirë se do t’i shikojmë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

I ftuar te Bora Zemani, Meritoni u shpreh se nuk është takuar me asnjë nga ishbanorët, pasi është i përqendruar te jeta e tij private dhe projektet që do të lançojë së shpejti. Meriton Mjekiqi ka folur dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka”.

Meriton Mjekiqi ka folur dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka”.

Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit? “Më pyeti dhe Ledioni në Post-‘Big Brother’ dhe përgjigja është po e njëjtë. Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është ‘OK’, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.

Ke arritur të flasësh? “Për momentin jo, por jemi ‘OK’. “Besoj se i ke parë reagimet që mamaja e djalit ka bërë? “Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

You may also like