Meta u largua nga salla kur Monika Kryemadhi mori fjalën! Kreu i PL-së u kërkon share e like të rinjve në postimet në rrjetet sociale

by editor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga salla kur deputetja Monika Kryemadhi mori fjalën.

Advertisements

Ilir Meta doli në korridoret e Pallatit të Kongreseve ku zhvilloi takime me simpatizantët, që kanë mbërritur për të marrë pjesë Konvetën Kombëtare të PL-së.

Advertisements

Gjatë bisedave me të rinjtë, Meta u kërkoi që t’i bënin like dhe share postimeve të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë kreu i PL-së, gjatë fjalës së tij, deklaroi se ka ngritur një ekip monitorimi për aktivitetin në rrjetet sociale.

“Sot kam ekipin e monitorimit për sharë, like, komente, nuk jam shumë i apasionuar mbas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet.

Ka një makineri të tërë shtetërore e ka dyfishuar administratën ndërkohë që Shqipëria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujton se ai bën mnbledhje qeveri për të disktuar strategjinë për turizmin, energjinë. Jo ore jo ai bën mbledhje vetëm për të diskutuar se si administrate e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e like, të share, komente”, tha Meta.

You may also like