Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot Melisa Trëndafilin, 31-vjeçaren nga Korçë e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dy ditë më parë bashkëshorti i saj tentoi ta digjte me benzinë.
Advertisements
Ministrja Koçiu bën me dije se gjendja shëndetësore e Melisës është jashtë rrezikut për jetën, me parametra normale, por që do të vazhdojë të jetë në ndjekje dhe monitorim nga stafit i mjekëve në QSUNT deri në stabilizimin e plotë të saj.
Advertisements
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka ritheksuar mbështetjen e saj personale, por edhe të institucionit që ajo drejton për të ndihmuar Melisën dhe dy fëmijët e saj.
Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu ka shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor të QSUNT-së, që çdo ditë bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë.
Advertisements