Misteri i krimit të dyfishtë/ Si u zbuluan trupat e pajetë të çiftit të moshuarve pas telefonatës nga Athina! Burri qëndronte i shtrirë në pragun e banesës, ndërsa e shoqja… Detajet nga ngjarja

by editor

Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën nga një fqinje e tyre, pas një telefonate nga mbesa e 84-vjeçarit nga Athina, e cila kërkonte të dinte mbi fatin e tyre pasi nuk po arrinte të kontaktonte dot me ta.

Fqinja shkoi në banesën e tyre dhe gjeti 84-vjeçarin të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Ndërsa 88-vjeçarja qëndronte e pajetë në brendësi të dhomës, me shenja dhunë në trup.

Pas gjetjes së trupave të pajetë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje.

Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, ndërsa grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).

You may also like