Misteri i tunelit të Porto Palermos/ Dikur strehim për nëndetëset, sot destinacion turistik, hapet dera e çeliktë pas 32 vitesh! Çfarë fsheh bunkeri

by editor

Dikur shërbeu si vend strehim për nëndetëset, kurse sot një destinacion turistik. Dera e çeliktë u hap dje për herë të parë pas 32 vitesh.

Advertisements

Bëhet fjalë për portën e tunelit të Porto Palermos. Hapja e këtij tuneli që në kohën e komunizmit ishte një sekret ushtarak, është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetësimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

Advertisements

Hapja e portës prej çeliku të këtij tuneli ujor të veshur me betonarme vuri për herë të parë në lëvizje mekanizmin e saj, pas mbi 3 dekadave mosaktivizim. Hapja e tunelit u krye nën drejtimin e stafit inxhinierik të batalionit të Xhenios dhe kaloi pa asnjë problem. Ishte vetë Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamjet nga hapja e këtij tuneli. Kreu i qeverisë theksoi se me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos ka nisur projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.

“Mirëmëngjesi dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, – shkruan Rama.

Advertisements

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijimin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.

Projekti synon miradministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore. Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë Detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik të Batalionit të Xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988.

Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur. Nga frika e armiqve, diktatori Enver Hoxha ndërtoi 175 mijë bunkerë në të gjithë vendin dhe tuneli I Porto Palermos është njëri prej tyre. Ky bunker për nëndetëset është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Tuneli është 650 metra i gjatë me bazë të fortë inxhinierike.

Tuneli ka dy porta, njëra në hyrje, ndërsa tjetra në detin Jon. Kështu që nëndetëset ose anijet e shpejta mund të vinin në këtë anë të gjirit, të furnizoheshin me karburant e municione dhe më pas të dilnin në anën tjetër. Shumë efektive si metodë, por që nuk u përdor kurrë. Bunkeri i fortifikuar me dyer të mëdha prej hekuri në të dy anët e tunelit synonte të ndalonte çdo formë sulmi. Brenda tunelit kishte edhe reparte për mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve. Ndaj shumë njerëz qëndronin aty gjatë Luftës së Ftohtë.

MISTERI

Tuneli i Porto Palermos pretendohet të jetë një bunker nëndetësesh i ndërtuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë gjatë sundimit të diktatorit Enver Hoxha. Ndodhet në skajin verior të Gjirit të Porto Palermos. Ai nuk është më në përdorim si i tillë, por mbetet në një zonë kufizimi ushtarak.

Pothuajse me siguri funksioni i tij kryesor ishte si një bazë për mjetet e sulmit të shpejtë. Ndryshe nga nëndetëset, këto anije janë anije mbrojtëse bregdetare me rreze të shkurtër veprimi që shtrihen të fshehura gjatë ditës afër vendit ku duhet të operojnë natën. Nëndetëset shqiptare të klasës “Whisky ishin anije me rreze të gjatë dhe zakonisht bazoheshin më larg nga baza detare e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës. Në pension në vitin 1998, nëndetëset gjenden ende në Pashaliman.

Tuneli i Porto Palermos është një vepër gjigante nga ato që nuk janë të dukshme, por që vlera e tij është sa tri hidrocentrale të kaskadës së Drinit të marra së bashku. Ky tunel ka qëndruar i fshehur për vite me radhë në brendësinë e një mali dhe nuk u shfrytëzua kurrë. Kjo sepse në momentet e përfundimit të tij regjimi komunist ra. Kjo vepër nuk u pa kurrë nga njerëzit, me përjashtim të atyre që ishin të përzgjedhur me kujdes për ndërtimin e saj. Tuneli i Porto Palermos ndodhet në një prej perlave të turizmit shqiptar, në Gjirin e Porto Palermos.

Aty gjithashtu është edhe një nga kalatë më të famshme ndërtuar në fillim të shekullit XIX nga Ali Pashë Tepelena mbi rrënojat e një kalaje veneciane. Ky gji ishte menduar nga regjimi komunist të ishte një nga strofullat më të heshtura të katër mjeteve lundruese. Historia fillon në vitin 1969, sovjetikët ishin ata që projektuan një mbrojtje perfekte në atë zonë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishin kinezët ata që morën përsipër vijimin e projektit. Tuneli është 980 metra i gjatë, 11 metra i lartë dhe 8 deri në 11 metra i thellë, 12 metra i gjerë dhe që shoqërohet me disa ndërtime deri në 4 kate.

Kjo vepër, sipas kalkulimeve të asaj kohe, ka kapur shifrën 418 milionë Dollarë ose e konvertuar me vlerën e sotme sipas një kalkulimi që bëhet në internet 1.8 miliardë Euro. Ndërtimi i tij nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Regjimi komunist nuk e çoi dot as deri në fund marrëzinë e super kushtueshme që do t’i mbronte nga sulmet imagjinare. Për ndërtimin e tij kanë punuar rreth 1000 persona në kushte ekstreme. Sipas të dhënave të procesverbaleve të mbajtura në bazën ushtarake, vetëm një prej menteshave, ardhur nga Kina, kushton 75 mijë Euro. Dyert e vendosura në tunel ishin llogaritur t’i rezistoni çfarëdolloj shpërthimi, madje edhe shpërthimeve atomike.

Gjatë ndërtimit të tij kanë humbur jetën rreth 100 punonjës, por vetëm 93 prej tyre janë dokumentuar. Shifrat mbeten kaotike pasi jo të gjitha vdekjet brenda tunelit raportoheshin. Për ndërtimin e tij janë dashur më shumë se 20 vite punë. Porto Palermo është përdorur kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta me vende të tjera. Më 28 Prill 2013, USS Monterey mori pjesë në një stërvitje katërorëshe për testimin e aftësive të Forcave Detare Shqiptare në Porto Palermo. Stërvitja përfshiu marinarët shqiptarë që reagonin ndaj thirrjeve të simuluara të shqetësimit dhe raporteve për aktivitet të dyshimtë. Stërvitja Shqiptare Lion 2014 përfshiu forcat shqiptare dhe britanike që praktikonin një sulm amfib në Porto Palermo.

Stërvitjet Albanian Lion ’14 u zhvilluan edhe në Bizë, Zall-Herr, Kuçovë dhe Pashaliman, me seli në Kepin e Palit. Ministria Shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se në stërvitje morën pjesë 600 trupa dhe katër anije. Pas shkëputjes nga BRSS-ja në Porto Palermo mbeti vetëm një nëndetëse, 8 i morën rusët, tre u vendosën më në veri të Porto Palermos dhe u çuan për skrap. Ndërsa baza ushtarake është ende funksionale sot e kësaj dite, thotë fotoreporteri, ambienti rreth saj është fantastik. Ndaj thotë fotoreporteri, nëse keni qenë pjesë e ushtrisë do të ishte një kënaqësi e madhe të qëndronit në plazhin afër bazës ushtarake. Kjo bazë, që u bë vendstrehimi i 12 nëndetëseve të Bashkimit Sovjetik.

You may also like