Reshjet e dendura të shiut pas mesnate sollën problematika në disa aksesh rrugore në Kukës.
Advertisements
Rënie masive inertesh pati në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe.
Advertisements
Rruga u bllokua për disa orë por fatmirësisht në momentin e shkarjes nuk pati qarkullim automjetesh.
Kompania kontraktore punoi për tre orë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës.
Advertisements
Aktualisht rruga është e qarkullueshme.