‘Na dole e fortë moj Elizë’! Korreshi analizon ndryshimet në qeveri, paralajmëron lëvizjen e radhës të Ramës

by editor

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri të lajmëruara ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Advertisements

Korreshi u shpreh se një prej ministrave të rinj “ka punuar te shembjet”, duke iu referuar të shkuarës së Ervin Hoxhës si drejtues i IKMT.

Advertisements

Ai shtoi se një tjetër ministër “me 3 nënshtetësi i mungon vetëm pasaporta e NATO-s”, ndërsa “një tjetër qenka bërë ministër se paska pasur makinë llogaritëse me vete”.

Reagimi i plotë:

Advertisements

Na dole e forte moj Eliseee! Ja dhe Bamke Qullovari pa perenduar djelli e dekretoj, si me qene punetor komunaleje. Ketej nga Qarku Fier po qajne me oi, te hoqen o Miti oiii. Te forte dolen ata nga Durresi qe ishin betu me e heq. Tani policet po shpresojne qe Rrumullaku tu japi lejet e zakonshme edhe ndonje leke per oret shtese zdo ishte keq. Qy i riu paska punuar me shemjet. Ministri tjeter me tre nenshtetsi i mungon vetem pasaporta natos. Nje tjeter qeka bere minister se paska pasur maqine llogaritese me vete. As te portokallia nuk do guxonin kaq shume me personazhet. Edhe skeni pare gje akoma kur ti kthehet qarqeve. Nderkohe shalgjati ja hoqi helikopterin zjarreve e u nis per ne Dhermi te krypi hallatet. Suksese ne jete!

You may also like