“Na nxorën mes katër rrugëve!”- Olsi Bylyku ironizon sërish daljen nga Big Brother: Si përfunduam kështu ne? Shkuam për mirë na larguan për dy javë

by editor

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka vijuar ‘thumbat’ ndaj “Big Brother VIP”, pas eliminimit të tij vetëm pas rreth dy javësh që i ishte bashkuar garës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka promovuar këngën e tij të re, ai u ka treguar me ironi ndjekësve të tij se ka mbetur pa punë, pasi mbeti në mes të 4 rrugëve pas mbylljes së Klanifornias dhe pasi e nxorën nga BBV.

“Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”, thotë Olsi.

Më tej, aktori ka treguar edhe një pjesë të këngës së tij, tek dëgjohet se thotë “gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”.

Reagimi i plotë

Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë. (Luan këngën në sfond) Gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

Kujtojmë se Olsi pasi u bë pjesë e rrugëtimit të “BBVA 3”, u eliminua as rreth dy javësh, për shkak të një televotimi.

Eliminimi për aktorin erdhi në mënyrë të papritur, pasi edhe vetë ai nuk e kishte pritur. Fillimisht, ai shprehu habinë e tij, ndonëse gjithçka e mori me sportivitet dhe la shtëpinë duke qeshur. Olsi ka bërë disa herë reagime të tilla dhe ka thumbuar produksionin e “BBVA 3”.

Në reagimin e tij të parë pas eliminimit, ai ka theksuar se nuk është bërë pjesë e asaj aventure për të përfituar një pozicion pune pas saj, duke e konsideruar shoë si një “tavë”, ku “fituesi merr vetëm kockën”.

“Do doja t’ju sugjeroja qe ne jete te punoni shume, të ndërtoni & të luftoni shume mbi qëllimet tuaja sidomos kolegëve, që mos të keni kurrë luftën për mbijetesa qe nga ndikimi qe mund te ketë një programacion te ketë fuqinë mbi ju për t’ju blere çdo norme & vlere ne “kuadër te lojës” qe krijon “show” per te sjell “sponsor” e një “tavë” ku kockën e merr fituesi”, shkruan aktori.

Ai renditi të gjitha pakënaqësitë që ka ndaj këtij spektakli, ndërsa thekson se arritjet e tij nuk i ka ndërtuar pasi doli nga Big Brother. Ndërsa nje mesazh kishte edhe për kolegët, duke u shprehur se e kupton pozicionin e tyre.

“Te gjitha këto fal zotit nuk i ndërtova pasi dola nga BIG, por vlerësimi punës time nga publiku dhe veç juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askënd “të mirat” qe mi keni dhënë ju sepse JU, ju kisha & ju kam pa BIG! E ju miq, koleg qe punoni aty nuk ja u marr për keq nëse me hiqni follow-n,e kuptoj pozicionin”, shkruan aktori.

You may also like