Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet në pikat e karburanteve

by editor

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189 lekë që ishte në 184. Të njejtin trend ka ndjekur edhe benzina e cila këtë javë shitet 183 lekë për litër nga 188 që ishte.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve ndryshojnë për këtë vit që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku çmimi i naftës pësoi rënie me rreth 10 lekë për litër. Megjithatë krahasuar me muajn maj të vitit të kaluar, aktualisht nafta shitet me një çmim 8.2% më shtrejntë.

Situta gjeopolitike e tensionuar nga konfliktete e ndryshme në Lindjen e Mesme si dhe lufta Rusi-Ukrainë, janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë luhatshmëri në bursat ndërkombëtare të karburanteve përgjatë viteve të fundit.

Java për naftën BRENT ka nisur me një çmim tregu 83.5 dollarë në bursë, nga gati 90 dollarë që sihtej një muaj më parë.

Çmimet e naftës BRENT në Europë dhe West Texas Intermediate në SHBA, të cilat shërbejnë si referencë për çmimin e arit të zi në bursat ndërkombëtare, ranë respektivisht me 7% dhe 6.8%.

Sipas ekspertëve dhe operatorëve të tregut, rënja mund të lidhet me uljen e normës së interesit në rezervat federale në SHBA si dhe faktori gjeopolitik.

Armëpushimi i mundshëm i biseduar mes lëvizjes islamike të Hamasit dhe shtetit izraelit gjatë takimit të fundit në Kairo të Egjiptit, mund të kenë sjellë për spekulatorët e tregut një dritë jeshile për tregtimin e naftës, duke bërë kështu një parashikim më pozitiv për të ardhmen dhe në kontratat respektive.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt për tregun e luhatshëm të arit të zi. Nga ana tjetër Arabia Saudite këtë fillim jave shtrenjtoi çmimin e naftës së papërpunuar, e cila do të dorëzohet në qeshor. Shteti arab reflektoi një mosbesim në situatën në Lindjen e Mesme, dhe një frikë për zgjerim të konfliktit përtej kufijve aktual, duke kërcënuar kështu një nga rajonet kryesore të prodhimit të naftës.

You may also like