“Niko, mos bëj të fortin” – Përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe PS në Kuvend

by editor

Deputetët e Partisë Demokratike u përfshinë në një përplasje fizike me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Advertisements

Deputetët Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka penguan ministrin të hynte në ambientet e parlamentit. Pas ndërhyrjes së gardës dhe largimit të ministrit Malaj, deputetët e PD u përplasën gjithashtu me kreun e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, duke mos e lejuar të hynte në parlament.

Advertisements

Gjithashtu ata u përplasën dhe me deputetin socialist Paulin Sterkaj.

“Mos bëj të fortin, Niko Peleshi. Çfarë janë të gjitha ato forca që keni sjellë?” – dëgjohet t’i thotë deputeti Luan Baçi kryetarit të grupit të PS.

Advertisements

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tjerë, u paraqitën në hyrje të parlamentit që në orën 09:00 dhe bllokuan të dy hyrjet e godinës.

Gjatë përplasjes, ata u konfliktuan edhe me punonjësit e gardës.

“Ju, punonjësit e gardës që vini si trima, mos prekni deputetët me dorë se jeni të filmuar dhe do të mbaheni mend të gjithë,” u dëgjua t’u thoshte Luan Baçi punonjësve të gardës.

You may also like