Teksa po diskutohej puna e SPAK dhe dosjet e nxehta ku janë të përfshirë zyrtarë të mazhorancës apo opozitës, gazetari Basir Çollaku lëshoi dhe disa akuza të rënda ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri.
Advertisements
Sipas tij, drejtësia e re nuk duhet të funksionojë për të vepruar nga një mesazh i ambasadave të huaja, një pjesë e diplomatëve të të cilave kanë ardhur në vendin tonë për të vënë gjoba dhe për të zënë të dashura.
Advertisements
“Unë nuk e dua prokurorinë e posaçme që të veprojë apo mos veprojë nga një mesazh i çdo ambasade. Pavarësisht partneritetit dhe ndihmës së madhe të dhënë nga të huajt, një pjesë e të cilëve janë hajdutë këtu nëpër Tiranë, gjezdisin për gjoba e dashnore. Janë me emra nëpër video, nëpër filmime, por që kanë frikë mediat që t’i nxjerrin pasi turret trysnia qeveritare dhe diplomatike. Kanë sjellë kosto”, tha Çollaku.