Safet Hasani peshkatari nga Darragjati i Shkodrës ka treguar momentin e tmerrit, ku është përballur me trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna.
Advertisements
Në një intervistë për News24, ai thotë se ka qenë ora 21:00 e 4 majit, kur në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë. I shokuar nga ajo pamje, peshkatari iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9 vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri.
Advertisements
Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9 vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.
“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga venti i Darragjatit, ishte errësirë dhe m’u desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos në ndoshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e dija nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek venti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, tha ai.
Advertisements
Prej tre ditësh peshkatari, një njohës i mirë i lumit Drin dhe asaj zone i ka ardhur në ndihmë forcave të policisë dhe polumbarëve të RENEA bashkë me banorë të tjerë, në kërkimin për gjetjen e trupave të tjerë të familjes Arrazi, nënës dhe dy fëmijëve që po ashtu dyshohen se janë vetëmbytur. Peshkatari Hasani thotë se mbetet e vështirë gjetja e trupave për shkak të terrenit jo të përshtatshëm…
“Unë jam në punë gjithë ditën por nganjëherë dal edhe për të gjuajtur peshk. Pas kësaj ngjarje të rëndë më vjen shumë keq sepse kemi fëmijë vetë, rast shumë i rëndë. Unë i kam ardhur në ndihmë policisë dhe forcave RENEA gjatë gjithë ditës së djeshme dhe do vazhdoj që ti vij në ndihmë edhe kanë shumë efektivë, unë do t’i ndihmoj se njerëz jemi. Mbrëmë ishte e vështirë për të kërkuar sepse terreni këtu nuk është i favorshëm për t’i gjetur trupat e tjerë, e vështirë është për momentin por çdo gjë po bëhet. Grupet vazhdojnë kërkimet edhe sot, policia e shtetit, policia kufitare janë të angazhuar. Edhe ne banorët kemi ardhur në ndihmë me aq mundësi sa kemi, me varkat tona”, ka treguar peshkatari.
Peshkatari dhe banorët e tjerë të zonës do të vijojnë që të jenë të mobilizuar për të ndihmuar policinë në këtë operacion të vështirë për gjetjen e tre trupave të tjerë të pajetë që dyshohet se janë vetëmbytur.