“Nusja më tha se sa të jem gjallë unë”, rrëfimi i gjyshes: Nuk më linte të takoj vajzën e djalit, ishte 5 vjeçe…

by editor

Një gjyshe ka rrëfyer në një program televizic peripecitë e jetës familjare të djalit të saj.

Advertisements

Gjyshja tha se djali e nusja jetonin në Itali dhe se ajo shkoi t’i vizitonte. Sipas saj, kur ka qenë në Itali ka parë se djali dhe bashkëshortja kishin probleme me njëri-tjetrin, por se nuk ka biseduar me ta për këto çështje, që mos të ndërhynte në çështje familjare.

Advertisements

Sipas gjyshes, mbesën e ka takuar kur ajo ka qenë 5 vjeçe dhe se nusja i ka thënë se nuk ka për ta takuar më asnjëherë, që kur çifti u divorcua.

Gjyshja: Mbesën e kam takuar kur ajo ka qenë 5 vjeçe, më herët nuk e kam takuar. Unë kur kam qenë në Itali kam parë mosmarrëveshje mes djalit dhe nuses. Nusja e mbyllte mbesën në banjo. Edhe pse vura re gjëra që nuk më pëlqyen, nuk i thashë gjë djalit, sepse nuk doja të ndërhyja në familje. Pas një muaji në Itali kam ikur. Krushka iku në Itali dhe është zënë me djalin tim. Nuk e di pse janë zënë. Djali më mori në celular dhe më tha se jam zënë me vjehrrën dhe nusen dhe se ata kanë vendosur që të çojnë gjërat drejt divorcit. Nusja më tha që nuk ke për ta takuar mbesën. Edhe avokati nuk më ndihmoi të takoj mbesën. Nusja më tha se sa të jem gjallë unë, mbesën nuk do ta takoni më.

You may also like