“O hero krejt Shqipëria ty të do”- Me këngën e ish-kryeministrit dhe me valle, simpatizantët festë në selinë blu pasi gjykata i dha PD-në Sali Berishës

by editor

Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës kanë festuar pasi gjykata i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit.

Militantët demokratë kanë pritur me këngën e Sali Berishës dhe me valle vendimin e Gjykatës së Apelit, që dha fund zvarritjes në dyert e gjykatave të çështjes së vulës së PD-së.

“O Berishë, o hero krejt Shqipëria ty të do”, “Fitore historike e Partisë Demokratike”, brohorasin simpatizantët në derën e selisë së PD-së, ndërsa në sfond është vendosur kënga për Sali Berishën.

Advertisements

Një prej simpatizantëve shihet me veshje popullore teksa feston vendimin e Apelit.

You may also like