Këtë të enjte, është ndaluar Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Policia e Lezhës pas një operacioni anti-drogë, bën me dije se në komisariat është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës.
Advertisements
Operacioni anti-kanabis, është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhë, por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Advertisements
Aktualisht, nuk ka urdhër arresti ndaj vëllait të deputetit të PS, por Armando Ndreca dhe vëllai i tij, po verifikohen nga blutë e Lezhës.